Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij dhe humorin në...

Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

356
0

Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që shkruan tekstet është më i dobët se një shkrimtar i lënë pas dore dhe që s’është i aftë të shkruajë një batutë.

 

Zef Deda shtoi se artistët detyrohen që t’i shkruajnë vetë batutat, ndërsa theksoi se mungon kultura e të interpretuarit dhe e të folurit.

 

“A bëjnë për të qeshur aktorët e humorit sot?”- u pyet aktori i humorit në një lidhje në Skype me emisionin “Ditë e Re”.

 

“Ne kemi pasur libretist, edhe sot kanë libretist, por libretisti është më i dobët se një shkrimtar i lënë as dore, pale ku e kanë gjetur, që nuk është i aftë të shkruajë një batutë dhe detyrohen artistët vetë t’i shkruajnë. Në vendet e botës nuk funksionon kështu. Problemi qëndron tek kultura e të shkruarit, kultura e të interpretuarit dhe kultura e të folurit,”– u tha Zef Deda.

 

Ndërsa pyetjes nëse humori i tij ndryshon me atë që bën i biri, Julian Deda iu përgjigj: “Po ka shumë ndryshime sepse atëherë ka qenë një censurë dhe ne thoshim atë që ishte e lejuar në atë kohë. Atëherë kishim edhe kontroll kulturor dhe kontroll politik.

 

Sot nuk i kontrollon askush. Edhe Juli përpiqet të ketë kujdesin që ka dhe baba i vet dhe familja jonë. I kam mësuar fëmijët që të mos përdorin banalitete. Ka ndonjë moment që edhe mund të përdorë ndonjë fjalë të vogël banale, por mua nuk më pëlqen fare.”