Zbuloi skandalet e “Panama Papers”, shënimi i fundit i gazetares gjysmë ore...

Zbuloi skandalet e “Panama Papers”, shënimi i fundit i gazetares gjysmë ore para ekzekutimit

553
0

 “Mashtrues e kriminelë kudo ku hidhni sytë, situata është e dëshpëruar”. Ky ishte shënimi i fundit qe gazetarja malteze Daphne Caruana Galicia, beri ne blogun e saj vetëm gjysme ore para se te gjente vdekjen nga shpërthimi i një bombe qe i kishin vene ne makine. “Blogerja” dhe gazetarja shumë e njohur në Maltë, kishte akuzuar qeverinë e ishullit për korrupsion. Televizionet lokale raportojnë se vetëm dy javë më parë, viktima kishte folur me policinë për kërcënime që kishte marrë. Daphne Caruana Galizia e nisi karrierën e saj si gazetare për the “Sunday Times of Malta” dhe investigimet e saj morën famë. Më pas, ajo nisi edhe “blogun” shumë të ndjekur në internet ku nuk kursente kritikat kryesisht për qeverinë, por edhe për opozitën. Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”. Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet. Vetë kryeministri Muskat tha se vrasja e gazetares është barbare dhe e papranueshme, ndërsa premtoi se fajtorët do të gjenden patjetër. Në postimin e saj të fundit në blog, Galizia sulmoi liderët e opozitës dhe shkroi se situata politike në vend është e dëshpëruar.