Zbulohet ‘thesari’ nazist në Argjentinë, e pabesueshme se çfarë kanë gjetur (Foto/Video)

Zbulohet ‘thesari’ nazist në Argjentinë, e pabesueshme se çfarë kanë gjetur (Foto/Video)

549
0

Policia federale në Argjentinë ka zbuluar së fundmi një dhomë sekrete, të fshehur brenda një shtëpie pranë Buenos Aires. Në të ishin të fshehura rreth 75 objekte naziste, përfshirë një thikë e madhe e deri te pajisjet mjekësore të nazizmit, ashtu sikurse foto negative të Hitlerit. Policia është duke hetuar, kur dhe si kanë përfunduar këto objekte në këtë vend të Amerikës së Jugut. Siç raporton Haaretz, agjentët nga Interpoli bastisën shtëpinë e pronarit të paidentifikuar, ku ndodheshin objektet naziste, më 8 qershor.Disa vepra arti të një “burimi të paligjshëm” u zbuluan në veri të Buenos Airesit, duke bërë që policia të merrte drejtimin për në shtëpinë e këtij burri. Kur hetuesit mbërritën atje, ata gjetën një raft të madh librash ku ishte fshehur një derë sekrete. Personi që kishte nën zotërim këtë dhomë është i lirë, por mbetet e paqartë nëse ai do të përballet me ndonjë akuzë. Hetuesit u janë drejtuar ekspertëve të Holokaustit për të mësuar më shumë se nga mund të kenë ardhur këto vepra naziste, por anëtarët e komunitetit hebraik në Argjentinë mendojnë se ato duhet të jenë sjellë në vend nga zyrtarët nazistë pas Luftës së Dytë Botëror. Fillimisht kishte spekulime nëse objektet mund të jenë thjeshtë kopje, por hetuesit besojnë se janë origjinale. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje se si ata mund të kenë mbërritur në Argjentinë. “Hetimet tona të para tregojnë se këto janë vepra origjinale”, tha ministrja argjentinase e Sigurimit, Patricia Bullrich për Associated. Ky zbulim është më i madhi në Argjentinë, në llojin e tij, një shtet i cili mund të përshkruhet më së miri si një vend që ka një marrëdhënie të keqe me Holokaustin. Pas Luftës së Dytë Botërore, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve nazistë u arratisën në Argjentinë, përfshirë Adolf Ichman dhe Josef Mengele. Ichman u zbulua në Buenos Aires nga gjuetarët e nazistëve në vitin 1960. Atë e kthyen në Izrael dhe e varën në vitin 1962. Mengele u arratis nga Argjentina dhe shkoi në Paraguaj, duke ndërruar më vonë jetë në Brazil. Nuk dihet ende nëse ndonjë nga objektet e zbuluara këto muaj i përkisnin Ichmanit, Mengeles apo ndonjë nazisti tjetër që shpëtoi nga Gjermania.

Një nga arsyet pse autoritetet në Buenos Aires kanë një farë sigurie se ato janë origjinale është se disa nga objektet e koleksionit janë të konceptuara me foto të liderëve nazistë. Për shembull, një objekt i koleksionit është një xham zmadhues. I njëjti xham zmadhues shihet në një foto nga koleksioni ku është stampuar fotoja e Hitlerit. Hetuesit i treguan foton Associated Press me kusht që fotografiaa të mos publikohej.

“Kjo është një mënyrë për t’i hedhur ato në treg, duke treguar që ato ishin përdorur për të shkaktuar tmerrin, nga Fuhrer. Ka foto të tij, ku ai duket pranë objekteve” – tha Bullric.

Disa nga objektet më shqetësuese të koleksionit janë pajisjet mjekësore, përfshirë objektet e përdorura për të matur kokat e njerëzve. Shkencëtarët nazistë udhëtuan nëpër botë në vitin 1930, duke matur kokat e njerëzve të ndryshëm, pasi besonin se rracat superiore përcaktoheshin përmes tipareve të fytyrës. Koleksioni gjithashtu përfshin lodra naziste dhe objekte të tjera që mesa duket përdoreshin nga të rinjtë nazistë, të tilla si koleksione harmonikash të ilustruara më foto fëmijësh, të cilët mbajnë amuj nazistë.

“Nuk ka precedentë për një gjetje si kjo,” tha Nestor Roncaglia, kreu i policisë federale të Argjentinës, për Associated Press.

“Objektet mund të jenë vjedhura ose imitime. Por kjo këto janë origjinale dhe ne duhet t’i shkojmë deri në fund.”