Zbulo nëse përputhet ëmbëlsira jote e preferuar me atë që të thotë...

Zbulo nëse përputhet ëmbëlsira jote e preferuar me atë që të thotë horoskopi

328
0

Të gjithë kemi neps herë pas here për ëmbëlsira dhe të gjithë kemi një të preferuar. Zbuloni nëse juaja lidhet me atë që ju sugjeron shenja e horoskopit!

Dashi

Cinnamon Rolls

Ju keni si shenjën tuaj Dashin dhe jeni gjithnjë të gatshëm për aventura. Cinnamon Rolls ju shoqërojnë përgjatë udhëtimit tuaj “të çmendur”.

Demi

Red Velvet Cake

Juve ju përshtatet kjo lloj ëmbëlsire, jeni një person i hijshëm, i qetë dhe që shkon me rrymën. Ëmbëlsira që ju përshtatet konsiderohet edhe si ndër më të mirat e botës kulinare.

Binjakët

Petullat (pancakes)

Ju jeni një individ madhështor dhe i gjallë, pikërisht si petullat. Asgjë nuk ia kalon dot atyre.

Gaforrja

Tullumbat

Si gaforre, jeni një njeri i ndjenjave dhe nuk interesoheni për të tjerët. Juve ju pëlqen individualizmi dhe thjeshtësia, cilësi që u përshtaten edhe këtyre ëmbëlsirave.

Luani

Cheesecake

Ju jeni një person me shije të sofistikuar dhe inteligjente dhe keni nevojë për një embëlsirë, që do ta pasqyrojë këtë. Ashtu si cheesecake, ju mbeteni tifozë të klasikes.

Virgjëresha

Biskotat

Biskotat përshtaten me shenjën tuaj, jeni një njeri i kujdesshëm dhe plot me dashuri për të dhënë. E ku ka më mirë se të ndash biskota me të tjerë?

Peshorja

Brownies

Si Peshore, përfaqësoni një njeri të drejtpërdrejtë, të besueshëm dhe të thjeshtë. Ju jeni pikërisht si brownies, të pangatërrueshëm.

Akrepi

Souffle

Ju jeni një person i urtë, por personaliteti juaj është i adhurueshëm. E si mund të jetë më ndryshe souffléja?

Shigjetari

Kadaifi

Si shenja e Shigjetarit, jeni njerëz që qëlloni drejt e në shenjë. Një ëmbëlsirë e ngatërruar, por mjaft e shijshme.

Bricjapi

Krepat

Keni aftësi të mira drejtuese dhe organizative. Preferoni ushqimet tipike e krepat i plotësojnë këto kritere. Ato mund të shoqërohen me mjaltë, çokollatë apo një larmishmëri frutash.

Ujori

Cupcakes

Si përfaqësues të kësaj shenje, jeni një njeri me shije të veçanta, që dallon prej turmës. Cupcakes është vërtet një ëmbëlsirë që ju përputhet.

Peshqit

Macarons

Jeni njerëz me një botë të pasur artistike e kreative. Keni shije specifike e macarons janë krijuar veçanërisht për ju.