Zbardhet vendi! Java e ardhshme sjell reshje dëbore edhe në Laç, shirat...

Zbardhet vendi! Java e ardhshme sjell reshje dëbore edhe në Laç, shirat dhe temperature të ulëta

420
0

Shqipëria është zyrtarisht në stinën e dimrit! Java që vjen sjell temperature të ulëta, por edhe reshje dëbore në vendin tonë.

Paraditja dhe mesdita e së hënës së javës së ardhshme parashikohet të shoqërohen me reshje të dendura dëborë në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit.

Intensiteti I reshjeve pritet që të jetë 1-2 centimetër për orë, ndërsa në zona të caktuara parashikohet një intensitet më i lartë. Konkretisht Laçi do të jetë zona e radhës ku të bjerë dëborë. Gjithashtu në Laç dhe Lezhë parashikohet që të ketë dhe reshje të dendura shiu.