Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli priti në një takim të përzemërt Eva Buzon, shqiptaro-australianen që pak ditë më parë përshkoi me not Kanalin e Otrantos. Presidenti Ylli e ka përgëzuar Eva Buzon për realizimin me sukses të sfidës së saj, ndërsa i akordoi edhe Urdhrin Olimpik, për kurajon dhe këmbënguljen e jashtëzakonshme që tregoi, duke u bërë gruaja e parë që kalon me not Otranton. Gjatë takimit, avokatja Buzo u njoh me të gjitha arritjet e KOKSH, ndërsa përgëzoi presidentin Fidel Ylli për suksesin e Shqipërisë në Paris, duke sjellë madaljet e para Olimpike në historinë e sportit shqiptar. Eva Buzo përfundoi të hënën udhëtimin e saj prej 34 orësh, duke përshkuar 92 kilometra nga brigjet e Lecces në Itali. Ajo notoi nga shkëmbinjtë e San Focca deri në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e tij, në afërsi të kepit të Gjuhëzës në orët e para të mëngjesit të së hënës.