Vuçiç godet Thaçin në Sllovaki: Më ke premtuar se heqja e...

Vuçiç godet Thaçin në Sllovaki: Më ke premtuar se heqja e taksës është çështje ditësh

531
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po thotë se i pari i Kosovës Hashim Thaci, i kishte premtuar se çështja e taksës është punë ditësh, derisa shton se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj dhe masa nuk është hequr, raporton Express.

Këto komente Vuciç i ka bërë në panelin e diskutimit në forumin ‘Globsec’ të Sllovakisë.

“Ju me keni premtuar se cështja e taksës është punë ditësh, kanë kaluar muaj dhe një masë e tillë ende qëndron”, citohet t’i ketë thënë presidenti serb atij kosovar.

Tutje, Vuciç ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s, duke thënë se nëse masa hiqet janë të gatshëm të fillojnë menjëherë dialogun.

Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne skemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi.  Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.

Tutje, ai ka përmendur edhe milionat që ka humbur Serbia pas vendosjes së tarifës.

“Jam i interesuar në ato miliona që ju takojnë Serbisë, leni tarifat dhe ne mund të vazhdojmë me bisedimet”, shtoi Vuçiç.