Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

438
0

Duke filluar nga orët e para të ditës mbete mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore. Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Ndërsa nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor. Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

 

Kosova

 

Republika e Kosovës vijon në ndikimin e motit të vranët me reshje shiu dhe dëbore, po ashtu do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit ku vlerat zbresin edhe nën zero gradë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

 

Maqedonia e Veriut

 

Mbetet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore në MV gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve.