Vota e diasporës! Kreu i KQZ, Celibashi: Ja kur shpërndahen fletët në Europë e në kontinentet e tjera. Nuk ka kosto për shqiptarët jashtë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për diasporën shqiptare në lidhje me shpërndarjen e fletëve të votimit për zgjedhjet e vitit 2025. Ai ka konfirmuar se fletët e votimit do të dërgohen në Europë nga data 15 deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill. Celibashi ka siguruar shqiptarët jashtë vendit se nuk do të kenë asnjë kosto për dërgimin e fletës së votimit, pasi KQZ do të paguajë postën.

Ai ka ftuar qytetarët që ta dërgojnë fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes, duke theksuar rëndësinë e kohës për të siguruar që vota të mbërrijë në kohë.

Author: vizional