Vlora e “pazhdukur” e vlonjatëve dhe 1.5 mln turistëve / Nga Vasil...

Vlora e “pazhdukur” e vlonjatëve dhe 1.5 mln turistëve / Nga Vasil Bedinaj!

556
0

Qyteti I Vlorës, ka qënë prej disa ditësh në vorbullën e diskursit publik. Është përmenduar dhe marr si pikë referimi sa herë u duhen statistika për krimin . Sa herë një gazetari apo një redaksie I duhen disa klikime më shumë(kronika shet). Vlora zotërinj nuk është e kriminelëve, është e njërëzve të thjeshtë të saj, që punojnë çdo ditë që qyteti ta përmbylli sezonin turistik me 1.5 mln vizitorë nga 52 vende të botës, turist vendas e të huaj. Me 400 mijë persona që kanë hyre gjatë periudhës qeshor-gusht nga pika e saj portuale. Vlora është e njerëzve që punojnë që Karaburuni dhe Sazani të vizitohen përgjatë sezonit nga 45 mije të huaj dhe vendas. Vlora është qyteti ku kulinaria është art dhe që e përmbylli sezonin pa asnjë ngjarje të rëndë kriminale, e cila mund të cënonte sigurinë e qytetarëve apo pushuesve të saj. Është qyteti ky investitorët e huaj e kryesisht ata italianë prej vitesh investojnë në biznese (restorante, bare e hotele, fasone e call center).

Vlora është qyteti ku Nordikët e Gjermanët kanë shumëfishuar kërkesat për blerje banesash. Ku agjensia më e madhe turistike Europiane, (Apollo) kërkon 2200 shtretër për akodim turistësh për muajt shtator-mars.

Mos t’ju digjet xhani për Vlorës, duajeni pak më pak, e ja qani hallet pak më pak. Kështu nuk shkatërroni gjithçka ne ndërtojmë përditë me mund.

Rendi dhe siguria publike është një nga pikat tona të forta , mjafton ti hidhni një sy (recesione-ve) të turistëve që rezervojnë nëpërmjet booking, tripadvisor etj…

Ata që mbollën kriminalitet e morrën atë pas, vlora nuk sot nuk është ajo e 2016-tës.

 

Nuk ndikon krimi në jeten apo bizneset tona, ata e kanë me veten dhe strukturat e korruptuara mjafton pak vemendje e MB dhe Qyteti gëzon normalitet të plot.

Klima e të bërit biznes në Vlorë është optimale, ndaj ftojmë gjithë opinionin publik të mos bjerë pre e lajmeve dashakeqe që vetëm dëmtojnë imazhin e qytetit.

 

Respekte dhe ju mirpresim ne Vlore !