Vlonjatja vë Ramën me “shpatulla pas murit”: Ke dështuar! Unë s’do rri...

Vlonjatja vë Ramën me “shpatulla pas murit”: Ke dështuar! Unë s’do rri duar kryq…(LETRA)

715
0

screenshot-8_1475341486-7853465Thuajse në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë u protestua kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve nga jashtë me qëllim riciklimin e tyre në Shqipëri.

Eliza Kota është një 32-vjeçare nga Vlora që jeton në Belgjikë dhe që nuk pati mundësinë t’i bashkohej protestës së mbajtur këtë të shtunë në Tiranë kundër ligjit të “plehrave” siç e quan shoqëria civile. Por ajo ka ndarë një letër publike, ku teksa falënderon Aleancën Kundër Importit të Plehrave për punën në gjithë këto vite duke i dhënë zë shoqërisë shqiptare, Eliza flet ashpër kundër kryeministrit Edi Rama.

Ajo ka zgjedhur një mënyrë të tillë “proteste”, përmes fjalëve të saj.

“Ekspozitë me titull: “Kur të shkruhet emri në koshat e Evropit” – shkruan ajo.

“Duke qenë se kryeministri ynë i ka qejf ekspozitat nëpër botë unë po i dedikoj një të vogël por të vlefshme, mjaftueshëm për të kuptuar që nuk mund të trajtojë të rinjtë shqiptare si injorantë dhe sharlatan.

Për të rinjtë shqiptar:- Mos lejoni askënd t’ju thotë që ju nuk vleni, që jeni injorantë e dembel. Mos lejoni askënd t’ju devijoje nga objektivi që keni vendosur. Mos kini frikë të kërkoni të drejtat tuaja! Respektoni idetë politike të njëri-tjetrit por kujtohuni “Shëndeti Është Parësor”.  Organizatat e strukturuara kriminale (Mafjet) kane vetëm një objektiv “ Pushtetin dhe pasurimin me çdo mjet.”  Mos Harroni! Mafjet Luftohen Vetëm Duke Ndenjur të Bashkuar!

Për AKIP: Ju falenderoj përzemërsisht për punën tuaj të palodhur gjatë gjithë këtyre viteve!  Mos u Dorëzoni!

Për kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama: – Ke dështuar! Ti je shkaktari i largimit të të rinjve nga Shqipëria! Ti me qeverisjen tënde të dështuar ke krijuar një shtresë skllevërish “azilantët” që janë në rrezik të vazhdueshëm nga Mafjet në shtete të ndryshme të Evropës. Të rinjtë shqiptarë kanë braktisur familjet e tyre dhe luftojnë për bukën e gojës dhe sigurimin e një strehe ku të kalojnë natën, pa mbështetje, pa dokumente, pa sigurim shëndetësor në dorë të shfrytëzuesve të punës në të zezë, pa të ardhme. Ti u vodhe shpresën!

Ti je përgjegjës që Vlora ime e bukur po vdes dita ditës pak nga pak! S’kanë ngelur më të paaftë dhe të korruptuar pa u vënë në krye të administratave. Ti sot kërkon të helmosh vendin tim të dashur duke lënë një shteg ku Mafja të përfitojë! Ti sot nuk je me në shërbim të popullit! Ti sot votën time nuk e përfaqëson!

Unë nuk do rri duar kryq!

Unë Protestoj!

P.S: (Dërgo Erionin të të fshij emrin nga koshat e Evropit…….)

Faleminderit

Eliza Kota

Bruxelles 30/09/2016”