Italia vijon të raportojë shumë vik tima si pasojë e koronavirusit në vend, megjithëse 24 orët e fundit ka pasur një rënie të ulët të numrit (578), duke e krahasuar me një ditë më parë (602).
Ka shkuar në 21.645 numri i përgjithshëm i vik timave.
Lajm i mirë gjithashtu është se edhe infektimet e reja janë në ulje, 2667 në 24 orët e fundit, krahasur me 2972 të një dite më parë. Në total, janë 165.155 të infektuar në të gjithë Italinë.
Janë shëruar 38.092 persona ndërkohë që 3079 pacientë ndodhen në gjendje kritike. Në Itali, që nga përhapja e pandemisë janë bërë 1.117.404 testime./korrieri.com.al/