Vjehrra shqiptare tregon se si e priti nusen e djalit nga Japonia

Vjehrra shqiptare tregon se si e priti nusen e djalit nga Japonia

555
0

Njihuni me historitë e disa prej të huajve që kanë vendosur të ndërtojnë fatin e tyre në Shqipëri dhe të lënë vendet e tyre.

 

Shpesh herë kemi parë vajza dhe djem nga Evropa që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, madje edhe nga Kina, por shumë nga rrallë nga Japonia.

 

Këtë të mërkurë u njohëm më historinë e Yoshiko Shehu, vajza nga Japonia që zgjodhi të jetojë në Shqipëri me bashkëshortin e saj shqiptar.

 

Krahas Yoshikos, ishte e ftuar edhe vjehrra e saj, Violeta Gjalpi nga Gjirokastra.

 

Në një bisedë mjaft të ngrohtë me moderatoren dhe autoren, Jonida Shehu, Violeta ka treguar se si e priti faktin që do të priste në shtëpi një nuse japoneze.

 

“Ata u njohën në Federatë. Djali ka qenë në Kore nja 3 muaj dhe atje u njohën bashkë. Vjen në Shqipëri dhe më thotë: ‘Mami kam njohur një vajzë!’ U gëzova! E pyeta se cila ishte vajza dhe më tha: ‘E kam gjetur japoneze! ”, – tregon Violeta.

 

“Aty u shtanga! Nuk u mërzita! Përkundrazi. Thjesht nuk e prisja! Tanimë nuk kam asnjë problem me nusen. Merremi vesh shumë mirë. Edhe me krushkën e krushkun jemi shumë mirë. I kam vizituar se kam qenë në Japoni 15 ditë dhe më kanë pritur mjaft mirë!” – ka përfunduar zonja Violeta. /tch