Viza pune për shqiptarët në Gjermani/ Nga 1 marsi hyri në fuqi...

Viza pune për shqiptarët në Gjermani/ Nga 1 marsi hyri në fuqi ligji i ri, por çfarë ndryshon? Ambasadori tregon gjithçka duhet të dini

411
0

Nga 1 marsi i vitit 2020 në Gjermani hyri në fuqi “ligji për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar”, i cili sipas ambasadorit gjerman Peter Zingraf, zgjeron mundësitë për një emigrim drejt këtij vendi nga e gjithë bota.

 

Por çfarë do të ndryshojë?

 

Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën, nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universiteti e cila njihet në Gjermani.

 

Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoeshme përpara largimit për në Gjermani.

 

Për të përfituar nga Ligji i Ri është e rëndësishme:

 

Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë.

 

Diplomat e huaja universitare dhe kualifikimet profesionale, si rregull duhet të njihen fillimisht nga institucionet gjermane.

 

Si mund ta bëni këtë, kujt duhet t’i drejtoheni, këtë e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.

 

 

Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani.

Rregullat e njohur, veçanërisht aksesi i lehtësuaar në tregun e punës gjerman për punonjësit e pak ose aspak të kualifikuar, mbeten ende në fuqi.

 

Ne në Ambasadë po bëjmë më të mirën tonë për t’u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim.

 

Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare.