Vijon replika me Bashën/ Rama për situatën Covid: Një opozitë që nuk...

Vijon replika me Bashën/ Rama për situatën Covid: Një opozitë që nuk bashkohet as në sëmundjen e shekullit nuk i duhet as dreqit

444
0

Kryeministri Rama reagoi menjëherë përmes Twitter-it pasi kryedemokati publikoi video të deklaratave të familjarëve të të sëmurëve me Covid që ankohen për kushtet dhe trajtimin në spital. Sipas Ramës, opozita, për të cilën thotë se nuk bashkohet as në kohën e një sëmundje që bie njëherë në shekull, nuk i duhet as dreqit.

 

Kryeministri Rama ne Twitter:

 

Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!