Ka vijuar mëngjesin e sotëm aksioni i IKMT mbi shembjen e objekteve në zonën e ‘Astirit’ në funksion të projektit publik të ‘Unazës së Re’.
Sipas Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, sot janë prishur dy objekte të tjera dykatëshe, ndërkohë gjatë këtij aksioni nuk ka pasur rezistencë nga banorët.
Zona e ‘Unazës së Re’, mëngjesin e sotëm u zgjua e rrethuar nga forca të shumta policore. Efektivët e policisë kishin krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve.
Para tre ditësh, banorët e ‘Astirit’ u përplasën fizikisht me forcat policore pasi fadromat e IKMT shemben 33 objektet e para.