Është vjedhur shtëpia e këngëtares së njohur nga Kosova, Adelina Berisha.Sipas policisë, janë grabitur 10 mijë euro dhe stoli prej ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari.Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e policisë. Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berisha i është djegur makina, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë.