Një shpërthim i shkaktuar nga një zjarr në një fabrikë kimikatesh në Stamboll bëri që një cisternë metalike të fluturonte në ajër.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur 2 zjarrfikës ndërsa nuk raportohet ende për viktima.
Flakët nisën në fabrikën në zonën e Tuzla në anën aziatike. Nuk dihen ende shkaqet.
Zjarrfikësit u lënduan në përpjekje për të shuar flakët, që u përhapën në automjetet në parkingun e fabrikës.
Një ekip prej 138 personash dhe 20 zjarrfikësesh po punon për shuarjen e flakëve.