“Heroi im”. Kështu ka zgjedhur ta quajë kryebashkiaku Erion Veliaj një qytetar të Tiranës, i cili krejt normal, pa u shqetësuar nga askush, pastron rrugën duke treguar kujdes të veçantë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, burri shfaqet me një fshesë në dorë, duke pastruar ambientin dhe duke treguar një akt qytetarie, që ia vlen për t’u marrë shembull.
Dhe pikërisht kujdesi dhe përkushtimi që ky qytetar tregon ndaj një veprimi kaq të zakonshëm, i ka sjellë ndërmend kryebashkiakut Veliaj një shprehje të Martin Luther King, të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale:
“Nëse një njeri ka për detyrë të fshijë rrugët, ai duhet t’i fshijë ato njësoj siç pikturonte Mikelanxhelo, siç Beethoveni kompozonte muzikë, apo Shekspiri shkruante poezi. Ai duhet t’i fshijë aq mirë ato rrugë, saqë edhe hyjnitë qiellore do të ndaleshin për të thënë: “Këtu ka jetuar një pastrues i madh rrugësh”.
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/352473152374766/