Dinamo e Zagrebit nuk humbte të paktën prej 10 vitesh me Lokomotivën e Zagrebit, por, ditën e djeshme, ajo që është skuadra satelit e ekipit të njohur kroat i ka shkaktuar humbjen 1-4. Për më tepër me dy golat e shënuar nga mbrojtësi shqiptar, Lirim Kastrati, që shënoi golin e dytë dhe të katërt. 19-vjeçari luan me përfaqësuesen e Kosovës, por pak vite më parë ishte pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë. Ai u largua nga ekipet e moshave të Shqipërisë disa vite më parë, për shkak të mungesës së hapësirave. Mbrojtësi shqiptar arriti ta dërgonte topin në rrjetë 2 herë duke vulosur shifrat në 1-4. Çështja titull është hapur në Kroaci, duke qenë se Dinamo ka vetëm 6 pikë më shumë sesa Hajduku i Splitit dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatet e titullit kampion. Lokomotiva e Zagrebit është një skuadër satelit e gjigandit kroat, ndaj edhe triumfi i djeshëm ishte si thyerja e “mallkimit” për Lokomotivën e Zagrebit, ekip në të cilin ka qenë edhe Eros Grezda pjesë e tij në të shkuarën.