Video/ Shpikja e re, kondicioneri që punon pa energji elektrike

Video/ Shpikja e re, kondicioneri që punon pa energji elektrike

2222
0

980x_1470493234-524805-550x320

Një shpikës nga Bangladeshi, Ashis Paul, ka projektuar një mënyrë të thjeshtë por mjaft të dobishme për të fituar ajër të freskët – duke u ndihmuar kështu qytetarëve të varfër në vendin e tij që të përballojnë më lehtë të nxehtin e verës.

Krijimi i tij inovativ nuk kërkon elektricitet për të punuar dhe është mjaft i lehtë për t’u ndërtuar. Komponenti i tij kyç janë shishet e ricikluara të plastikës. Kondicioneri natyror i Paulit përdorë shishet e ricikluara dhe pak shkencë për ta ftohur ajrin në shtëpitë e Bangladeshit pa nevojën e elektricitetit.

Ky kondicioner është i lirë dhe një zgjidhje mjaft e mirë edhe për mjedisin, duke ua mundësuar kështu miliona njerëzve të varfër në Bangladesh që të përballojnë më mirë temperaturat të cilat arrijnë deri në 45 gradë gjatë verës.

Ftohësi është bërë duke i prerë shishet e plastiket në gjysmë dhe duke i bashkëngjitur në një tabelë katrore.

Tabela më pas vendoset në mure si një kornizë e dritares dhe ajri i nxehtë që kanalizohet përmes shisheve ngjeshët dhe ftohet mjaftueshëm sa për të bërë që temperaturat e larta të bien brenda një shtëpie deri në më shumë se 5 gradë.

https://www.youtube.com/watch?v=oSbZWNk84F4