VIDEO Policia njerëzore që mbron … edhe kotelen

VIDEO Policia njerëzore që mbron … edhe kotelen

483
0

macjaaNjë fytyrë njerëzore. Jo vetëm në trajtimin e qytetarëve, gjatë këshillave për respektimin e rregullave të qarkullimit apo gjobave për shkeljen e sigurisë rrugore, por edhe në trajtimin e kafshëve.

Kjo është Policia shqiptare sot, e cila ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim tregon vëmendje ndaj çdo jete, ditën apo natën.

Në një video që qarkullon prej mëngjesit të sotëm në rrjete sociale shihet se si një kotele e ngecur poshtë një makine shpëtohet nga dy punonjës të Policisë gjatë orëve të natës.

Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i kushtoi një status në fb “2 police patrulle, Arsela dhe Enea, dje natën shpëtuan këtë kotele në TR. Xhest fisnik per #policineqeduam #faleminderit. Motiv perfekt për ata që do na shajnë përsëri, si çdo ditë” përfundoi me një buzëqeshje statusin ministri.

Nuk është hera e parë që ministri i Brendshëm i kushton vëmendje jetës së kafshëve.

Pak ditë më parë, më 7 shtator ai propozoi një projektligj për mbrojtjen ej kafshëve, nisur nga disa episode ndeshjesh mes qensh të promovuara e më pas të denoncuara në rrjete sociale.