Zona ku është ulur avioni i italianit Guido Andrea Guidi, 69 vjeç është një fushë prej më shumë se 2 kilometrash e cila sipas gazetarëve që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ishte e bërë gati dhe e shtypur nga mjetet e rënda për ulje avionës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Ky i fundit mësohet se ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast do të hetohet për “trafik droge me avion”.
Gazetarët që kanë shkuar në vendin ku është ulur avioni kanë bërë të ditur se vendi ku avioni ka ngecur ishte i bërë gati për ulje mjetesh fluturuese, si avioni i italianit.