Gang Albanii”, është një grup muzikor në Poloni që është formuar pas inspirimit nga shqiptarët.
“Gang Albanii”, është formuar në vitin 2014 nga DJ polak Rozbojnik Alibaba dhe reperi Popek, ndërsa në gjuhën shqipe emri i grupit do të thotë bandë shqiptare, ndërsa thuhet se pjesëtari i saj Popek, që jeton në Londër, ka takuar shumë shqiptarë atje, gjë që edhe e ka inspiruar për emrin e grupit.
Ky grup edhe në logo e ka shqiponjën e flamurit shqiptar. Ata njihen për tekste të vrazhda dhe zakonisht këndojnë për drogë, prostituta e vjedhje bankash. Ata e kanë nxjerrë albumin e tyre të parë të quajtur Krolowie Zycia (Mbretërit e jetës) në vitin 2015.
Popek nuk mund të paraqitet zyrtarisht në koncertet e grupit, pasi është në kërkim nga policia polake. Për t’iu shmangur policisë, ai performon me Skype në koncerte!
Ky grup është shumë i famshëm në Poloni, ku shumë video të tyre kanë miliona klikime, ndërsa përveç emrit të grupit kanë edhe këngë me tituj për shqiptarët, si shembull, “Parajsë shqiptare” apo “Kakao shqiptare”.