Një tjetër rast korrupsioni është risjellë nga emisioni “Stop”, këtë herë në institucionin e OSHEE-së (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike).
Një person debitor, me 120 mijë lekë të reja, kërkon një mënyrë që të shmangë detyrimin.
Për këtë “i vijnë në ndihmë” zyrtarët e Shërbimit të Klientit. Ata kërkojnë 35 mijë lekë të reja dhe i japin debitorit statusin e invalidit.
Pas kësaj, personi në fjalë, paguan një shumë qesharake mujore, si detyrim ndaj OSHEE-së.
Qytetari: Ç’kemi ?
Qytetari: Unë dokumentat i nxorra.
Punonjësi: Ai i more?
Qytetari: I mora të gjitha.
Punonjësi: Hajde hyjmë te kafja dy minuta.
Qytetari: Tani ajo është…
Punonjësi: A janë në emrin tënd këto? Kjo është ee
Qytetari: Aluiznit.
Punonjësi: Po.
Punonjësi: Fotokopja, çertifikata është? Në rregull.
Punonjësi: Një sekond t’i çoj këto letra t’i shofë ky shefi.
Punonjësi: Prit merre një kafe se erdha.
Punonjësi: Letrat i ke këtu, në daç i mbaj unë, në daç i mban ti.
Punonjësi: Nesër në orën 11:00 do bëhet kjo punë.
Qytetari: Si funksionon ?
Punonjësi: Një milion e dyqind e ca mijë lekë të fshihen ty.
Punonjësi: 1270 000 lekë, s’e di sa ishte fiks totali se e pashë.
Qytetari: Po pra, po si përcaktohet shuma?
Punonjësi: Numrin e librezës e fus në kompjuter dhe shof sa lekë i heqim, dhe unë të tregoj ty 4 milion, 5 milion sa të jetë shuma për me fshi të them kaq i fshihen. Mbrapa të them sa lek po i them për kafe se duhet me ..se tani ky djali që thashë unë është shefi.
Qytetari: Shefi i qendrës aty?
Punonjësi: Po, është supervizori. Unë aty isha , foli me drejtorin atje e i tha: Nesër në orën 11:00 se s’jam te zyra për me e fshi.
Punonjësi: Nesër në orën 11:00 të vijë.
Punonjësi: Unë për ty ta them shifrën tënde, se ma tha ai.
Qytetari: Sa?
Punonjësi: 350 000 lekë, po mund të bien dakord dhe te 300 000, se ma ka thënë.
Qytetari: Me 300 000 lekë nesër, a jena në rregull ne?
Punonjësi: Po me 99 %, për 350 000 po , për 50 000 lekë.
Punonjësi: Nuk e di shumë të sigurtë, se robt e shtëpisë se nuk të rrej për këtë punë…
Punonjësi: Unë po flas përsëri me të n.q.s mundet me e ulë.
Qytetari: Sa fole, sa?
Punonjësi: 35 janë.
Qytetari: S’bëhet më poshtë?
Punonjësi: Jo “robt”, aq tha
Punonjësi: Kurt ë thirri unë në telefon veç ke me ardhë me firmos letrat dhe me I marr.
Qytetari: Kaloi njëherë pak.
Punonjësi: 7 aq i bie.
Qytetari: 350 000
Qytetari: Tani duhet me shku te zyrat ne tani?
Punonjësi: Po shko ulu aty dorëzoi se të them unë hajde me mu ti.
Punonjësi: Tani është grupi fiks për atë punë, duhet me dorëzu letrat.
Punonjësi: Me u ul aty tek karrigia. Ka me të ba plotësimin dhe me ta dërgu që sot, nesër ke me ardhë veç me firmos dhe me marrë dokumetat e firmosura dhe me ikë në punën tënde, me pagu 12 000 lekë.
Punonjësja: Në rregull, është nisur emaili sot nesër paradite e ke gati për anullimin.
Qytetari: Si funksionon?
Punonjësi: Gjërat janë sipas vlerës, si ju ve ai vet.
Punonjësi: Me i heq 5 ose 5 e gjysëm, sa t’i bie ai e ka çmimin pak më të madh se ti se.
Qytetari: Po sa? Mi thuaj me shifra konkretisht?
Punonjësi: Nuk t’i them dot shifrat se ai mi thotë mua, shefi.
Qytetari: Tani këta ibëjnë me ligjin e invaliditetit, apo çfarë?
Punonjësi: Këta i bëjnë se i ka thënë Drejtori, ky drejtori që mori ky në telefon.
Punonjësi: Punoni, q…motrëm, deri në fund të muajit.
Qytetari: Po erdhi fundi i muajit.
Punonjësi: Po jemi tash 2 muaj t’u punu o shok.
Qytetari: Sa copa mund të keni bërë ju kështu?
Punonjësi: Ma q… qeni nanën, nuk po them shumë, veç unë personalisht mund të kem bërë mbi 15 copë, po me shifra me të ikë zari.
Qytetari: Me fshi 5 milion lekë sa shkojnë afërsisht?
Punonjësi: Me fshi 5 milionë lekë me 99 % pa një 600 000 lekësh jo.
Punonjësi: Futu mbrapa ku të duash në kompjuter, në qoftë se të del.
Qytetari: Dhe këta e bëjnë sikur është invalid?
Punonjësi: Ke librezën e invalidit. Kjo p.sh është 1 vjeçare. Çdo vit ta rinovosh. Edhe ajo nuk hyn më, thjesht ai i lëshon nji vërtetim gjasme është i sëmurë për invaliditet diçka…Ja fut vërtetimin në të, me emër me krejt.
Punonjësi: Ai e shef, po thotë qenka në rregull kët për me e fshi.
Punonjësi: I fshin krejt.
Qytetari: Librezat i gjeni ju këtu?
Punonjësi: Ë?
Qytetari: Librezat i gjeni ju këtu?
Punonjësi: Ça librezash?
Qytetari: Invaliditeti, vërtetim.
Punonjësi: Sa të dush. Me ton a do?
Punonjësi: S’ke punë hiç o vëlla.
Punonjësi: Ti, nqs ty të hyn ferrë në këmbë për këtë shumë që të them unë ta fshijë. Futu në kompjuter pas 72 orësh.
Qytetari: Drejtori i madh ju ka thënë jepni krahëve?
Punonjësi: Për këtë kafe, me i q…motrën, vetëm jepi zjarr, a keni takat deri në fund të muajit.
Qytetari: Deri në fund të muajit.
Punonjësi: Ky djali është supervizori këtu, ky është më i madhi i kësaj pike këtu, hyra në dhomë, tak në zyrë me të i thashë kqyre këtë me e heq, direkt e mori në telefon atë drejtorin dhe i tha nuk jam këtu me ba anullimin, se ky ja çon me email ai e anullon atje.
Punonjësi: Nuk është se i merr veç një këtu, i merr ky, i merr drejtori dhe tash kështu janë punët, po punë janë duke ju krye njerëzve tu ju q…robt.
Punonjësi: Nuk është shumë e vogël psh. Hajt se kjo shuma jote nuk është shumë e madhe po të tjerët që kanë nga 5 e nga 10 milion që kanë, a pak të duket me të fshi 5 milion?!/tvklan/