VIDEO/ Familjarët homazhe për 4 viktimat e ‘21 Janarit, mungon kryministri Rama

VIDEO/ Familjarët homazhe për 4 viktimat e ‘21 Janarit, mungon kryministri Rama

518
0

Ditën e sotme shqënohen  9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ashtu si për çdo përvjetor, familjarë, të afërm të viktimave kanë bërë homazhe në vendin ku ata ndërruan jetën. Teksa marshonin në heshtje, familjarët vendosën kurora me lule pikërisht në vendin ku u qëlluan Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, ndërkohë këtë herë kryeministri Edi Rama ka munguar në homazhet në Bulevard dhe në vend të tij ka qenë Taulant Balla.

Balla ka ecur dorë për dore me Ana Veizin, vajzën e Ziver Veizit si dhe nënën e Hekuran Dedës.

Bashkë me Ballën, në homazhe kanë marrë pjesë Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti dhe Belinda Balluku.

Kujtojmë se 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Gjithashtu që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.