Është kjo deklarata bombë që ka bërë gazetari i News24 Erion Skëndaj, i cili tha se fenomeni i prostitucionit është përhapur tek studentet. I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari thotë se ky fenomen është i përhapur kryesisht te studentet që vijnë nga rrethet dhe familje të dobëta ekonomikisht.
“Ky fenonomen përhapet edhe te studentët. Në Elbasan funksionon tek studentët e periferisë së Lushnjës së Gramshit. Mbeteshin në shkollë dhe bënin këtë gjë. Prostituonin. Nuk u thoshin prindërve. Janë të moshës së gjimanzit të vitit të dytë dhe të tretë. Ka studentë që nuk kanë kushte dhe kanë telefona shumë të mirë që mbetet për t’u analizuar ky fenomen”.