Ministrat e rinj të dekretuar nga presidenti Meta dhe të votuar nga parlamenti ditën e djeshme gjatë një seance të jashtëzakonshme, janë betuar sot në presidencë, me dorën mbi kushtetë. Zyrtarisht Zëvendës Kryeministri Erion Braçe dhe 7 ministrat, tashmë janë gati të marrin detyrën. Konkretisht, sot në presidencë janë betuar ministrat: Anila Denaj, Belinda Balluku, Besa Shahini, Bledar Çuçi, Eduart Shalsi, Elisa Spiropali dhe Elva Margariti. Ndërsa mbetet ende pezull çështja e Ministrit të Jashtëm.