Leo Messi është futbollisti që ka fituar numrin rekord të “Topave të Artë”, plot 6 herë.
Çmimi prestigjioz i “France Football” jepet që nga viti i largët 1956, dhe është bërë një ndër çmimet më të kërkuara në ditët e sotme.
Deri me daljen në skenë të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, askush nuk e kishte fituar më shumë se tre herë.
Në përgjithësi, gjatë historisë vetëm 10 futbollistë e kanë fituar të paktën dy herë Topin e Artë.