Vendoset nga familja shtatorja e z. Myslym Qefalia

Vendoset nga familja shtatorja e z. Myslym Qefalia

2116
0

Dy vjet pas ndarjes nga jeta të një prej figurave më të dashura dhe më me reputacion i familjes qytetare Tiranase, Myslym Qefalia, por edhe në ditën e lindjes së tij, inagurohet shtatorja e vendosur në kompelskin Select Hill Resort. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarë, miq, dashamirës, banorë të kësaj komune, por edhe personalitete nga politika si Pandeli Majko, Namik Dokle, ish presidenti Bamir Topi, Petro Koçi, Blerina Gjylameti, Sadi Vorpsi, nga Shoqata Tirana Arben Tafaj, dhe nga shoqata e Restoranteve Turistike shqiptare Kujtim Dervishi.

Image may contain: 10 people, people standing and suit

Në fjalën përshendetëse deputeti Xhemal Qefalia falënderoi në emër të familjes të gjithë të pranishmit, veçanërisht miqtë e babait të tyre, që në këtë ditë përkujtimore ishin të pranishëm, që me një gjest simbolik të vendosjes së shtatores të përkujtohej gjithmonë.  Fjalët dhe mirënjohjet nga banorët e zonës ishin të pafundme, për këtë emër të njohur dhe me kontribute në Komunën e Dajtit. “Modele të veçanta sociale, i veçantë në zonën tonë, i urtë bujar, mikëpritës, por autoritar në familje.

Image may contain: one or more people, people standing, crowd and outdoor

Fajlëpak dhe fjalë urtë por që të gjithë kemi nevoj. Është meritë e kësaj familje që ka ruajtur traditën e vet. Familja Qefalia, model i vyer për të gjitha familjet shqiptare”-tha kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj.

Image may contain: 9 people, including Kujtim Dervishi, people smiling, people standing and suit

Myslym Qefalia, një emër i njohur dhe me contribute në Komuën Dajt

 

Njeriu i fjalës së ëmbël, simbol i mirësisë, ndihmës dhe dashurisë për njerëzit e thjeshtë. Myslym Qefalia gjatë gjithë jetës së tij punoi me përkushtim dhe me atdhedashurinë e tij rriti djem dhe vajza, nipër dhe mbesa duke i shkolluar dhe edukuar me dashurinë dhe respektin ndaj shtetit, ligjeve dhe shoqërisë. Ai ishte, jo vetëm njeriu gojëmbël, por edhe mikpritës, ishte personalitet i padiskutueshëm dhe për këtë mjafton të përmendim faktin që kur flitet për Dajtin apo Shtish Tufinën, mendja të shkon tek Familja e nderuar e Myslym Qefalisë. Ai lindi më 8 Maj 1932 në fshatin Tufinë dhe u nda nga jeta më 1 dhejtor 2017, duke pikëlluar familjen,djemtë dhe vajzat dhe mbarë miqtë jo vetëm në Shqipëri po kudo në botë,pasi miqësia e tij ishte e rrallë dhe unikale. Lym Qefalia do të kujtohet përjetësisht sepse ai ka hyrë në jetën e fshatrave, qytetarëve dhe fqinjëve të tij si etalon i njeriut të ndershëm, si burrë fisnik dhe me shpirt bujar,si një prind shembullor dhe një babagjysh model. Myslym Qefalia do të mbahet mend për karakterin e fortë e të pathyeshëm, njeriun ku kishe dëshirë të pije dollinë dhe të hajë kafshatën e bukës.