Vendet ku njerëzit paguajnë më shumë dhe më pak taksa

Vendet ku njerëzit paguajnë më shumë dhe më pak taksa

542
0

E përbashkët e 10 vendeve anëtare të OECD ku të punësuarit paguajnë më shumë taksa: të gjithë janë në Europë. Vendi me taksat më të larta është Belgjika, ku punëtorëve iu duhet të paguajnë më shumë se gjysmën e parave që ata fitojnë në formën e taksës mbi të ardhurat dhe të kontributeve shoqërore dhe shëndetësorë. Norma e taksave në Belgjikë është rreth 5 pikë përqindje më e lartë se Gjermania, vendi i dytë me taksa më të larta. Sipas të dhënave nga raporti i “Taksave mbi Pagat 2017”, mesatarisht në 35 vendet anëtare të OECD, individët kontribuojnë rreth një të tretën e pagës së tyre. Gjithsesi, punëtorët në 10 vendet me normë më të lartë marrin pagesa të larta. Pas belgëve, të cilët paguajnë 54%, të dytët dhe të tretët, përkatësisht në Gjermani dhe Hungari, individët paguajnë 49.4% dhe 48.2%. Raporti mat nivelin e taksave mbi të ardhurat personale dhe kontributet për sigurimet shoqërore në secilin vend të OECD duke përllogaritur pagën pas tatimit. Të ardhurave nga pagat i zbriten taksat, kontributet, minus përfitimet familjare të marra si përqindje e kostove të punës së përgjithshme të punëdhënësit.

 

Vendet me taksa të ulëta

Ndërsa vendet europian kanë një normë të larta taksash për individët, disa prej tyre janë në kategorinë e vendeve me taksa të ulëta. Vendet, ku norma e taksave është më e ulët se mesatarja e OECD prej 36% janë: Polonia 35.8%, Mbretëria e Bashkuar 30.8%, Irlanda 27.1, dhe Zvicra 21.8%. Krahas tyre janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 31.7%, Australia me 28.6% dhe Izraeli me 22.1%. Vendet me normë më të ulët janë Meksika me 20.1%. Zelanda e Re me 17.9% dhe Kili me 7%.