Vëllai i 15-vjeçares: E mora vesh nga fotot që më dërguan..

Vëllai i 15-vjeçares: E mora vesh nga fotot që më dërguan..

488
0

Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë rrëfen ekskluzivisht detaje tronditëse në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24.

I riu tha se motra është abuzuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, kur ishte në klasën e shtatë, nga roja 65-vjeçar dhe punëtorët e këtij të fundit, të cilët i urdhëronte vetë ai.

Vëllai tha se gjatë muajit maj i çonin edhe atij foto dhe video të motrës, dhe kur i ka shkuar fotoja e fundit, i ka treguar të motrës, e cila ka shtangur, përcjell “BalkanËeb”.

 

Pjesë nga rrëfimi:

Si e more vesh të vërtetën?

Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi.

 

Si janë përfshirë?

 

Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë. Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante.

Para se të vinin fotot te ju, kishit parë ndryshim te motra?

Jo, dukej normal.

 

As nëna juaj nuk kishte vënë re gjë?

Jo jo

 

Po kur u përballët me realitetin?

Motra i tregoi gjithë të vërtetën nënës. I tha që roja kishte abuzuar me të që rreth moshës 12 vjeçe, që kur ishte në klasën e shtatë. Ajo nuk kishte folur, se ai i bënte presion. Roja ka abuzuar i pari, pastaj punëtorët e tij, që ju jepte urdhër. Unë i njoh, njëri është i moshës 20-vjeçare, e kam në pallat.

 

Marrë nga Balkanweb