Vapa e madhe ndikon në shëndetin mendor; Simptomat që shfaq çdo njeri...

Vapa e madhe ndikon në shëndetin mendor; Simptomat që shfaq çdo njeri sipas psikiatres

423
0

Temperaturat e larta kanë dhe pasojat e tyre, jo vetëm në pamundësinë për të dalë në orare të caktuara por edhe në anën psikologjike të njerëzve. Gjithsecili e shfaq në mënyra të ndryshme.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli  ka dhënë disa këshilla për të shpjeguar lidhjen e vapës me anën psikologjike:

“Kur këto temperatura tejkalohen ndizet një alarm që sigurisht ka shenjat e veta tek çdo person. Por shfaqet edhe me një rritje të nivelit të ankthit dhe me rritjen ne nivelit të ankthit rritet tërthorazi në disa persona edhe irritabiliteti duke çuar në ulje të pragut të ngacmueshmërisë dhe duke gjeneruar konflikte ekstreme”, shpjegon psikiatria për ABC.

Ndërsa për personat të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, psikiatrja Rreli thotë se mjekimet që marrin bëjnë të mundur që temperaturat e larta të mos ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre.

“Personat që janë diagnostikuar përgjithësisht nuk ka shumë ndikim sepse një person qe e ka identifikuar problematikën e vet përpiqet që të marrë masa që kjo problematikë të mos ë më tepër”.