“Vangjeli që nuk bashkëjetonte dot me çamët na shfaqet tani me Dashin...

“Vangjeli që nuk bashkëjetonte dot me çamët na shfaqet tani me Dashin e Havasë për Republikën e re”

457
0

Kryeministri Edi Rama në një takim  në fshatin Xarrë të Sarandës ka ironizuar listën e PD-së për qarkun e Vlorës. Rama ka renditur edhe një sërë arsyesh se pse qytetarët nuk duhet ta hedhin votën për kandidatët e PD-së, Vangjel Dule si dhe për Dashamir Tahirin. “Si mund t’i jepet vota Vangjel Dules? Duhet të kalosh tek PD-ja por nuk është tek PD-ja ai. PBDNJ, iku me prodhimet e kalbura. Ngeli veç Vangjeli që do karrige. Ky Vangjeli u nderua nga PS si asnjëherë tjetër. U bë nënkryetar parlamenti. Pasi u përzgjodh Shpëtim Idrizi dha dorëheqjen sepse nuk bashkëjetonte dot me çamët. Ky që nuk bashkëjetonte dot me çamët, na shfaqet tani me Dashin e Havasë duke thënë unë dhe Dashi do bëjmë Republikën e re. Asnjë votë Vangjel Dules pasi është e pavlefshme dhe e verbër. Ai duhet të përfaqësonte minoritetin. Ky nuk më ka kërkuar njëherë një investim, një zgjidhje për problemet e qytetarëve. Vetëm në parlament për të nxitur sherr. Këto janë parti qokash, kërkojnë votat dhe si keni më për asnjë punë,” tha Rama.