Valon Behrami ka folur për rikthimin e tij në Serie A te skuadra e Genoas. Sipas Behramit, rikthimi te Genoa ishte mundësi e mirë pasi që kishte kaluar gjashtë muaj të vështirë. “Kthimi në Genoa ishte një mundësi e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Me gjithë ndershmëri, kam dashur të dëshmojë se nuk kam mbaruar si lojtar”, tha Behrami. Po ashtu futbollisti shqiptar tha se dëshiron që shokët e skuadrës t’i besojnë. “Dua që shokët e skuadrës të më besojnë dhe të përdorin përvojën time për të kaluar momentet e vështira. Unë nuk po flas vetëm për në fushë, por edhe jashtë saj” tha Valon Behrami.
Behrami ishte pjesë e skuadrës së Genoa edhe gjatë viteve 2003/5.