Një përshëndetje me dy gishta dhe duke bërë batuta me zgjimin herët të gazetarit. Kështu e ka nisur ditën sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili rreth orës 08:15 ka shkuar në selinë blu.
Pasi ka përshëndetur përzemërsisht gazetarin e ‘News24’ Osman Stafa, lideri demokrat nuk i ka kursyer batutat, duke shtuar se këngën e Osman Takës do e kërcejnë më vonë.
“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, i tha Basha gazetarit Stafa.
Dita e sotme, do të jetë me angazhime për kryetarin Basha, i cili ka thirrur një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë. Ndërkohë në seli është njoftuar një protestë në orën 12:00 të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.