Vajtimi i Amelës……!Nga Anila Hoxha

Vajtimi i Amelës……!Nga Anila Hoxha

680
0

Kompetence. Mos kompetence. Shtyrje seance. Zvarritje. Doreheqje. Krim pasioni. Krim per motive te dobeta. Reforme ne gjyqesor. Krimet e renda ping – pong me gjykaten e larte. Keto fjali qe degjoni perdite e perdite,kur nuk te ka rene tehu i tyre , ngjajne si fraza aq teknike, aq te largeta. Sot me telefonoi Amela. I vrane motren nje vit me pare. Fildez Hafizin ! Per reporteret, autoritetet, hetuesit, ligjberesit Fildezi qe viktima-grua e radhes, qe e shkaktoi nje martese e mbyllur tragjikisht keq. Per Amelen AJO eshte Desi. Motra e saj. Mikja. Busulla e ngjitur pas shpirtit…keshtu e quan. Ishte tezja e dy vajzave te saj ,qe neser do jene gra si shume prej nesh e pak prej nesh, nga ato qe kerkojne te dine, perse vritet nje grua. Desi eshte per Amelen, nena e dy femijeve sot te mbetur jetime. Desi eshte dhimbja. Nje lajm i dhene gjate javes, ashtu rutine per shpallje mos kompetence dhe dergimin ne gjykaten e larte per vrasesin e 39 vjecares , per Amelen eshte bombe. Ashtu si qe kur edhe gjykata e krimeve shpalli mos kompetencen dhe ja percolli Tiranes. Dua drejtesi – thote Amela- ku eshte ligji? Cfare do te thote mos kompetence – ulerin moter zeza, por une nuk di cti katranos. Dua ti them qe prej muajsh u bie kembanave ne lajme per dosjet qe fluturojne sa nga krimet e renda, sa ne gjykate te larte, sa ne gjykatat e zakonshme. Por c’vlere ka fjala ime para fatkeqesise. Para nje vajze te veshur me te zeza! C’ vlere ka, ti shpjegoj se cfare eshte kompetence e gjykates se krimeve te renda para apo pas 1 gushtit 2017! C’ vlere ka , kur as une qe kam ze mediatik nuk u degjova qysh diten qe dhashe alarmin per dy vendimet e gjykates se larte e rremujave e trazimit te shkaktuar neper dosje. Ne njerez! Jam lodhur thote Amela – po na zvarrisin. Ime moter – vajton Amela – ulerinte para ca kohesh per drejtesi. Tani eshte radha ime. Kur do nise gjyqi i vrasesit me pyet?? Nuk di si tja shpjegoj. Por i pergjigjem ” durim” . “Durim Amela. Durim ” – i pershperis. Ja atje ne nje lokal te zhurmshem te Tiranes, ku ajo fsheh fytyren mos ta shohin qe po qan dhe une i kam kthyer kurrizin gjithe te tjereve per ta pare ne syte e shuar qe nuk kane me shprese. I premtoj i kujtoj vettingun dhe ajo kthen veshtrimin kah qielli. VERTET e ke Anila , vertet e ke, se derisa te vije radha e atyre qe liruan vrasesin e motres , neve na ka ngelur me gjak? Ajo mendon se vrasja e Desit ka nisur qe diten kur ish bashkeshorti doli nga qelia pas tentatives se pare. Amela me thote se nje dite, rruget e Zotit do ta puqin me ndonjerin prej tyre aq sa per ta pyetur : sa kushtonte jeta e Desit? Por deri atehere, sa te hapen te gjithe kapitujt, motra e Fildes Hafizit po pret qe drejtesi , keto gjykatat tona te sqarohen mes veti, se kush duhet ta gjykoje Fadil Kasemin. Nderkohe Amela , ju ka shkruar te gjitheve, ja ashtu ka trokitur me forcen e nje te gjalli e shpirtin e nje te vdekure per te cilen drejtesia s’ duhet te vonohet. Ndryshe shkuleni nga sallat ate postulatin ” drejtesi e vonuar, drejtesi e mohuar” . Amela po troket dere me dere, here per kujdestarine e femijeve te Desit e here per pershpejtimin e gjyqit ndaj Fadil Kasemit. Te henen do tju shkruaje serisht , juve qe keni ne dore dicka. Dikujt do ti lutet mos ta vonoje shqyrtimin per kompetencen ne gjykaten e larte. Dikujt ti thote dikujt qe te beje dicka, qe ai gjyq te hapet, qe ai gjyq te nise. Do shkruaje. Mos u shkrofte ne rere e gjitha kjo Amela. Nuk do te uroj asgje tjeter si gruaja gruas. Pac Drejtesi !