Ushqimet që ndihmojnë organizmin të shkatërrojë viruset dhe të shërohet nga efektet...

Ushqimet që ndihmojnë organizmin të shkatërrojë viruset dhe të shërohet nga efektet që shkaktojnë ato

454
0

 

Ushqimet që ndihmojnë organizmin të shkatërrojë viruset dhe të shërohet nga efektet që shkaktojnë ato

Disa fruta dhe perime mund ta ndihmojnë organizmin që të shkatërrojë viruset dhe të shërohet nga efektet që shkaktojnë këto të fundit. Më poshtë do të gjeni listën e ushqimeve që ju rekomandojmë të fusni në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm. (Të renditura sipas rëndësisë.) Përpiquni që të hani të paktën tri nga këto ushqime në ditë (idealja do të ishte sa më shumë, aq më mirë), duke i alternuar në mënyrë që brenda një ose dy javësh t’i keni konsumuar të gjitha

boronicat e egra: ndihmojnë në rigjenerimin e sistemit nervor qendror dhe nxjerrin nga mëlçia të gjitha neurotoksinat e virusit epstein-barr;

• selinoja: përforcon acidin klorhidrik në zorrë dhe i ofron kripëra minerale sistemit nervor qendror;

• lakra e Brukselit: është e pasur me zink dhe selen dhe përforcon sistemin imunitar për të luftuar virusin epstein-barr;

• shpargu: pastron mëlçinë dhe shpretkën; forcon pankreasin;

• spinaqi: krijon një mjedis alkalin në trup dhe furnizon sistemin nervor me mikroushqyes të përthithshëm;

• koriandra: largon të gjitha metalet e rënda si merkuri dhe plumbi, të cilët janë edhe ushqimet e preferuara të virusit epstein-barr;

• majdanozi: pakëson nivelet e larta të bakrit dhe aluminit, që ushqejnë virusin epstein-barr;

• vaji i arrës së kokosit: është antiviral dhe vepron si antiinflamator;

• hudhra: është antivirale dhe antibakteriale, na mbron nga virusi epstein-barr;

• xhenxhefili: ndihmon përthithjen e ushqyesve dhe çliron spazmat që lidhen me virusin epstein-barr;

• mjedrat: janë të pasura me antioksidues, të cilët largojnë radikalet e lira nga organet dhe qarkullimi i gjakut;

• marulja: stimulon aktivitetin peristaltik në aparatin tretës dhe ndihmon në filtrimin e virusit epstein-barr nga mëlçia;

• papaja: rigjeneron sistemin nervor qendror; përforcon dhe rrit prodhimin e acidit klorhidrik në zorrë;

• kajsia: ndihmon në ripërtëritjen e sistemit imunitar dhe përforcimin e gjakut;

• shega: ndihmon në detoksikimin dhe pastrimin e gjakut, po ashtu dhe të sistemit limfatik;

• grejpfruti: është burim i pasur bioflavonoidesh dhe kalciumi, të cilët ndihmojnë sistemin imunitar dhe largojnë toksinat nga trupi;

• lakra kale: është e pasur me disa alkaloide të veçanta që na mbrojnë nga viruse të tilla si virusi epstein-barr;

• patatja e ëmbël: ndihmon në pastrimin dhe detoksikimin e mëlçisë nga nënproduktet dhe toksinat e virusit epstein-barr;

• kastraveci: përforcon gjëndrat mbiveshkore dhe veshkat, si dhe largon neurotoksinat nga gjaku;

kopra: përmban përbërës antiviralë aq të fuqishëm saqë luftojnë virusin epstein-barr.