Dehidratimi ndodh kur ju humbisni më shumë lëngje nga sa konsumoni dhe etja është sinjali paralajmërues që tregon se po filloni të dehidratoheni. Dehidratimi ndodh për shumë shkaqe, duke përfshirë nxehtësinë, ilaçet ose shqetësimet me tretjen.
Si pasojë ju mund të ndiheni të trullosur, të etur, të lodhur, të keni probleme me fokusin ose të keni një gjendje të fikëti. Për fat të mirë, krahas konsumit të ujit , ka më shumë mënyra të tjera për t’u hidratuar. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa prej tyre.
Supa
Supa ka përmbajtje të lartë të ujit dhe elektroliteve, ky kombinim është thelbësor për t’u hidratuar.
Për më tepër, lëngu i kockave dhe supërave me proteina shtazore sigurojnë kolagjen.
Një proteinë e rëndësishme për nyjet, që ndihmon në riparimin e indeve, shëndetin e nyjeve dhe është shumë dobishme në rast dehidratimi.
Shalqiri dhe pjepri
Frutat si shalqiri dhe pjepri, kanë një përmbajtje të lartë uji dhe mund të jenë një mundësi e shkëlqyer për t’u hidratuar.
Një filxhan me shalqi të prerë në kubikë, përmban gati 92% ujë. Pjepri është gjithashtu i ngjashëm me rreth 90% përmbajtje të ujit.
Ruajtja e tyre në frigorifer mund t’ju ndihmojë të qetësoheni nëse dehidrimi është shkaktuar nga nxehtësia.
Lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave janë gjithashtu në mënyrë shumë efikase për t’u hidratuar.
Ato jo vetë që janë të ëmbëla dhe freskuese por përmbajnë shumë vitamina, si për shembull vitamina C, e cila është thelbësore për një sistem të shëndetshëm imunitar.
Qumështi
Qumështi është një opsion i mirë për t’u hidratuar sepse përmban shumë elektrolite të dobishme për organizmin.
Një gotë qumësht përmban proteina, karbohidrate, kalcium, kalium, magnez dhe pak yndyrë.
Çfarë mund ta shkaktojë dehidrimin?
Disa njerëz janë më të rrezikuar nga dehidratimi se të tjerët. Grupet me rrezik më të lartë përfshijnë fëmijët, të moshuarit, atletët dhe njerëzit që punojnë në ambientet e jashtshme ose jetojnë në lartësi të mëdha.
Ethet, të vjellat, diarrhea, djersitja, ilaçe të caktuara, të tilla si diuretikët, që mund të bëjnë të urinoni tepër, janë disa nga shkaktarët e zakonshëm.
Për të parandaluar dehidratimin, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë, të hani ushqime të pasura me ujë dhe të vëzhgoni ngjyrën e urinës.
Ngjyra e urinës duhet të variojë nga e verdha e lehtë tek qelibari i zbehtë. Urina e errët është një shenjë e dehidratimit.
Shmangni alkoolin, kafeinën ose pijet e ëmbëlsuara me sheqer, sepse këto mund t’ju dehidratojnë edhe më shumë.
Nëse keni probleme me veshkat, ushqimet në këtë listë mund të mos jenë të përshtatshme për ju. Nëse jeni të dehidratuar rëndë, kërkoni ndihmë menjëherë nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Dehidratimi i rëndë është një urgjencë mjekësore