“Unë jam lidere, por fëmijët nuk besojnë për faktin që jam grua”

“Unë jam lidere, por fëmijët nuk besojnë për faktin që jam grua”

630
0

Të parën herë që dëgjova një koment seksist në punë isha 17 vjec teksa kur punoja në një supermarket. Ashtu si shumë gra të tjera, kam hasur mizogjinise dhe ngacmime që në fillim të karrierës sime dhe kam vepruar më to ashtu sic shumë prej nesh kanë bërë: një përzierje të zgjuarsisë  së mprehtë dhe qeshje false në varësi të situatës. Në brendësi, ako më pregatiste sesi të përballesha për t’ja dalë mbanë. Si gra ne jemi mësuar shpesh ta fshehim  ambicien tonë dhe vendosmërinë për të pasur sukses, dicka që s’më ka pëlqyer ta bëj.

Gjatë karrierës sime kam pasur fatin të kem disa modele të mrekullueshme  femërore që kanë shërbyer si mentore dhe shembuj për mua . Kjo më ndihmoi për të parë anën tjetër dhe të kuptoj që qëllimet e mia ishin të arritshme. Unë e kam parë me sytë e mi sesa drejtuese të zonja mund të jenë në vendin e punës, dhe ne e përfshijmë këtë në programet vullnetare gjatë punës me të rinjtë.

Kur u bëra  Drejtuese ekzekutive e City Year UK  në moshën 32 vjecare  nuk ndjeva frike se isha një lidere grua, edhe pse kur shikoj statistikat e kuptoj se shanset nuk ishin në favorin tim. Vetëm 30% e drejtuesve për bamirësi janë gra. Dhe kjo është shumë më e lartë se në sektorët e tjerë. Unë kam ndjerë respektin e kolegëve të mi që nga fillimi, edhe pse kam kaluar në disa prova, përfshirë edhe kategorinë e  fëmijëve në shkollat fillore. Për shkak të pozicionit që mbaj më duhet të vizitoj shkollat, vecanërisht të rinjtë e moshës 18 deri 20, në ato komunitete që kanë më shumë nevojë.

Gjatë një vizite, u habita kur pas prezantimit tim nxënësit nuk besonin që unë isha liderja vetëm sepse isha grua. E zënë ngushtë, e tronditur, pak e mërzitur, kuptova se ne po flasim për brezin e gabuar kur është fjala për barazinë gjinore. Ne kemi nevojë për të filluar, shumë, shumë më herët.

Kjo ishte një pikë kthese për mua dhe u zotova të shfrytëzoj çdo mundësi për të folur me të rinjtë me qëllim që të arrijnë potencialin e tyre, pa marrë parasysh prejardhjen, etninë ose gjininë.Ne duhet t’ju tregojmë të rinjve se modelet e suksesshme roli femërore ekzistojnë, dhe se gratë janë të afta për të frymëzuar dhe udhëhequr.

 

 Unë punoj me gra të reja çdo ditë, vullnetare tona ose anëtarë të stafit. I ndjej  të përfshira dhe të kënaqura që qendra e bamirësisë  drejtohet nga një grua.

Shpesh ato janë nëvojë për këshilla, ndaj ne flasim se si është të jesh një grua në vendin e punës. Që kur jam bërë mama, ato (dhe shumë të tjerë) më kanë pyetur se si kam arritur të menaxhoj kohën dhe suksesin mes familjes dhe punës. Natyrisht, askush nuk I bën të njejtën pyëtje bashkëshortit tim.

 

Nese ka nje keshille qe mund t’u jap vajzave të reja bazuar në gjithcka kam kaluar deri më tani është që jo t’i gjeni vetes një shef por një shembull, dikë që beson tek ti, që të ndihmon të shohësh cfarë është e mundur dhe që të ndihmon për të shkuar aty.

Sophie Livingstone është Drejtoreshë e ‘’The City UK’’, një nisëm sociale bamirëse që ju ndihmon 18 – 25-vjeçarëve të luftojnë pabarazinë arsimore nëpërmjet një viti shërbimi vullnetar me kohë të plotë. Si mentorë, udhëheqës dhe shembuj, ata mbështesin nxënësit e komuniteteve më të pafavorizuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Link:  ëëë.independent.co.uk/voices/big-business-gender-pay-gap-equality-primary-school-children-charity-sector-a7413706.html