Sinoptikanët paralajmërojnë se duke nisur nga orët e pasdites së sotme, reshjet ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin motit të kthjellët.
Sonte dhe gjatë ditës së premte, vendi do të përfshihet nga moti i qendrueshëm.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.
Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC