Ulja e temperaturave/ Trashësia e borës në Korçë shkon 5-10 cm, akset...

Ulja e temperaturave/ Trashësia e borës në Korçë shkon 5-10 cm, akset nacionale me prezencë akulli

538
0

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje të tjera dëbore në qytetin e Korçës dhe rrethinat.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se disa zona te thella malore, përfshire këtu edhe Goren, Vithkuqin, Moglicën, Lozhan, Mokrën e sipërme, kanë patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike. Trashësia e borës ka shkuar nga 5-10 cm, duke filluar me qytetin e deri në zonën e Dardhës. Reshjet kanë vijuar deri në 2 të mëngjesit. Akset nacionale janë me prezencë bore. Ulja e temperaturave ka krijuar dhe prezëncen e akullit në rrugë. Sektori i qarkullimit u bën thirrje mjeteve për kujdes dhe të pajisen me gomat e dimrit, si dhe zinxhirë.