Ulen tarifat roaming në Ballkan, nga sot qytetarët çmime më të lira...

Ulen tarifat roaming në Ballkan, nga sot qytetarët çmime më të lira në rajon

524
0

Nga sot qytetarët do të paguajnë më pak tarifa roaming brënda rajonit.

 

Konkretisht çmimet për shërbimet roaming mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës do të ulen me 27% sot.

 

Ndërkohë me marrëveshjen e re rajonale për roaming në korrik të vitit 2021, nuk do të ketë pagesa shtesë për roaming për të gjithë përdoruesit në vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa qytetarët do të paguajnë çmime të rregullta sikur të përdorin ato shërbime në vendet e tyre.

 

Marrveshja për uljen e tarifave roaming në rajon filimisht u nënshkruam midis Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

Kësaj iniciative iu bashkua Shqipëria dhe Kosova. Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, kkjo marrëveshje do të ndihmojë në nxitjen e tregtisë.