Ujori, parashikimi i muajit Maj 2020

Ujori, parashikimi i muajit Maj 2020

629
0

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj,

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Ujorit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Të dashur Ujorë. Ka qënë e vështirë për ju që të gjeni rehat apo ekuilibër sidomos në çeshtje lidhur me shtëpinë dhe vendin ku jetoni. Kjo sepse Dielli, sado simpati ta kemi të gjithë, këto kohë qëndron në shenjën e Demit, dhe jo për faj të asnjërit (Diellit apo demit) do dalin në pah (nëse s’kanë dalë ende) probleme dhe sfida në drejtimin e çeshtjes së shtëpisë, vendit ku jetoni dhe harmonisë me veten. Kjo do jetë një situatë aktive deri më 20 maj.

Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin në shenjën e Peshqve. Kjo është një periudhë kur për që të gjithë do ketë një vështirësim në komunikimin me njerëzit e dashur. Afërdita për ju tani qëndron në fushën e dashurisë së vërtetë, ndërsa Neptuni në Peshqit ka prekur financat, dhe vështirësia duket se lidhet me këto gjëra. Mund të jetë pak më e vështirë se zakonisht që të tregoheni të hapur por tregoni durim për të mos folur tepër shpejt.

Më datë 5 Maj Polet e Hënës (poli verior dhe poli jugor) do ndryshojnë shenja nga Gaforre – Bricjap, në Binjak – Shigjetar. Energjia e përgjithshme mes jush dhe njerëzve të tjerë, do ndryshojë ndjeshëm. Është ndryshim planetar që ndikon tek të gjithë e që juve mund t’ju ndryshojë qëllimin apo prioritetet tuaja.

Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Do finalizohet një situatë që lidhet me karrierën tuaj. Por gjithashtu do arrini në një thellësi të madhe emocionale. Në fakt ky është dhe qëllimi juaj në përgjithësi si Ujor. Mund të tregoheni pak agresivë në kërkesat që i bëni njerëzve përreth, sidomos atyre me të cilët punoni apo me të cilët prisni diçka por rëndësi ka që s’do ju mungojë kurajo për të kërkuar atë që doni e për të ndarë me të tjerët atë që ndjeni.

Më datë 11 Maj Saturni fillon zmbrapsjen e tij që zgjat deri më 29 shtator. Saturni do zmbrapset në shenjën uaj kështu që do fillojë një periudhë gjatë të cilës vërtetë do ndryshojë egoja, mënyra se si shikoni botën, ndoshta edhe mendimi mbi veten. Mund ta shikoni veten me sy tjetër. Ndoshta do kuptoni se keni potencial për të bërë diçka të cilën nuk e dinit se mund ta bëni ose se e keni bërë, gjithashtu mund të merreni më shumë me pamjen, me mënyrën si dukeni. Do ndryshojë lidhja juaj me trupin, do bëheni më të ndërgjegjshëm mbi këtë. Do jetë periudhë gjatë të cilës do jeni më të ndërgjegjshëm mbi ndryshimet që doni të shikoni tek vetja dhe në përgjithësi do tregoheni pak më të kursyer mbi atë që ndani me të tjerët.

Më datë 13 Maj Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve dhe kjo do vazhdojë deri më 25 qershor. Zmbrapsja e planetit të dashurisë do të thotë tërheqje në dashuri. Ose ju, ose personi tjetër, do doni të bëni ca hapa mbrapa. Për më tepër shenja e Binjakëve për ju përfaqëson dashurinë e vërtetë kështu që, ndoshta do mësoni më shumë mbi se si menaxhohet dashuria, se çfarë duhet të bëjmë ne vetë dhe çfarë duhet të presim prej të tjerëve. Mund të merreni me një hobi edhe të kuptoni se çfarë duhet bërë për t’ia dalë më mirë me të gjënë të cilën e keni pasion. Për shembull nëse pasioni juaj është muzika, do mësoni se si t’i dedikoheni për të bërë diçka cilësore.

Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve dhe do keni fat me paratë. Mund t’ju vijnë nga njerëz të huaj, njerëz që jetojnë jashtë, nga burime online…

Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator. Do tregoni aftësinë për të mësuar shumë në lidhje me dimensionet shpirtërore të jetës dhegjithashtu mbi jetës tuaj në përgjithësi. Do jeni në gjendje të përballeni me aspekte të fshehura ose më pak të pëlqyera të vetes pa ndjerë frikë. Do ndjeni më shumë empati për të tjerët, veçanërisht për ata që vuajnë. Do ndiheni shumë më gati për të vënë veten në vend të dytë në përgjithësi. Mund të gjeni dikë që do ju ndihmojë si udhëzues shpirtëror. Mund të jetë një mik i vjetër apo edhe një person i ri i rastësishëm.

Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve ku do jetë deri më 20 qershor. Pres që kjo të jetë periudhë kur ia kaloni mirë, bëni gjërat që doni, rrini ose flisni me nejrëzit që doni. Shumë plagë do shërohen gjatë muajit të Binjakëve dhe për ju fokusi do jetë marrëdhënia me partnerin, me fëmijët, me pasionet dhe kreativitetin tuaj.

Më datë 22 Maj do kemi Hënën e re në shenjën e Binjakëve dhe do keni një fillim të ri në gjërat që ju pëlqejnë më shumë.

Qiell të Mbarë.

Shperndaje