UEFA nuk përzihet në bojkotin e Superiores: Drejtojuni FSHF-së!

UEFA nuk përzihet në bojkotin e Superiores: Drejtojuni FSHF-së!

506
0

Bojkoti i Kategorisë Superiore, për momentin nuk shqetëson UEFA-n, e cila e sheh si çështje të brendshme. Për ndërkombëtarët nuk ka asnjë lloj problemi për sa kohë që në fund të sezonit, në zyrat e saj të përfundojnë emrat e klubeve pjesëmarrëse në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndaj për çështje si ajo e bojkotit të aktiviteteve komëbtare, ajo nuk mban qëndrim të prerë duke mbështetur njërën palë apo tjetrën, edhe pse bojkoti në këtë rast udhëhiqet nga Federata Shqiptare e Futbollit, siç kanë pohuar disa protagonistë të tij.

Në një komunikim elektronik të “News 24” me UEFA-n, kjo e fundit nuk ka ngurruar të përgjigjet se nuk mund të japë opinione rreth kësaj çështje dhe se çdo i interesuar duhej t’i drejtohej Federatës Shqiptare të Futbollit.

“UEFA është informuar nga Federata Shqiptare e Futbollit rreth situatës të cilën ne shpresojmë mund të zgjidhet pozitivisht sa më shpejt të jetë e mundur dhe që futbolli të rifillojë. Për më shumë informacione, meqë është një çështje kombëtare. Ju lutem drejtojuni Federatës Shqiptare të Futbollit”, shkruhej në përgjigjen e zyrës së shtypit të UEFA-s rreth çështjes në fjalë, duke bërë të qartë se nuk do të përfshihej në këtë çështje. /vipsport.al/