Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei: Trump klloun dhe terrorist

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei: Trump klloun dhe terrorist

424
0

 

Udhëheqësi suprem i Iranit e ka cilësuar Donald Trump si një “klloun” i cili pretendon se po mbështet popullin iranian, teksa drejtonte lutjet e së premtes në Teheran për herë të parë që nga 2012.

 

 

 

Ayatollah Ali Khamenei u shpreh se turmat masive të cilat dolën në funeralin e gjeneralit të lartë të Iranit, i cili u vra në nga një sulm amerikan në fillim të këtij muaji, tregojnë se populli iranian mbështet Republikën Islamike pavarësisht gjyqeve të fundit.

 

Në një pjesë të predikimit të dhënë në arabisht, Khamenei tha se dënimi i vërtetë do të jetë detyrimi i SHBA për tu tërhequr nga Lindja e Mesme.

 

Khamenei e quajti rrëzimin e aeroplanit ukrainas me 176 pasagjerë i cili u qëllua nga forcat iraniane, një “aksident të hidhur” që trishtoi Iranin po aq sa lumturoi armiqtë e tij.

 

Ndër të tjera lideri iranian është shprehur se Irani është i gatshëm të negociojë, por jo me Shtetet e Bashkuara.

 

Mijëra njerëz morën pjesë në lutjet e së premtes, duke ndërprerë herë pas here fjalimin e tij dhe duke brohoritur “Zoti është më i madhi!” Dhe “Vdekje për Amerikën!”