Pas lajmit të bujshëm mbi divorcing nga këngëtarja Nora Istrefi, Këngëtari Robert Berisha ndodhet me pushime në Turqi, e bashkë me të edhe modelja bukuroshe Jessica Kadiu. Modelja nga Kosova u diskutua si e dashura e re e Robertit, dhe mediat rozë u mbushën me fotot e Jessica Kadiut, por këngëtari ka bërë reagimin e tij të parë, pas zërave që përfolën për lidhjen e re.
“Diçka po zihet,”- shkruan Robert Berisha, përkrah fotos me katër bukuroshe, mes tyre edhe Jessica Kadiu, që u përfol si e dashura.
Ndërkohë që me sa duket ky postim vjen si një reagim, pas lajmeve të djeshme, për të sqaruar se vajzat janë pjesë e një projekti, që Roberti po përgatit këtë sezon.