Nëna e Enkeleda Çapokut tregon detaje rrënqethëse nga skena makabre e mbrëmjes së djeshme, ku u vra me thikë vajza e saj nga kunati, Eredet Çapoku.
Viktima dhe autori kishin konflikte prej kohësh. Ky i fundit e përndiqte në çdo veprim dhe e raportonte tek vëllai, i cili është dënuar me burg për 10 vite, për drogë.
Nëna e saj rrëfen se bashkëshorti e kishte paralajmëruar duke i thënë të ruhej pasi s’kishte çfarë ti bënte nga burgu. “Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu”.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në mesnatë. Enkeleda është prerë nga faqja deri tek hunda me thikë. Autori i cili është vëllai i bashkëshortit të saj i ka prerë edhe damarët e dorës.
E reja e kishte denoncuar Eredetin në policinë e Kamzës dhe kishte marrë urdhër mbrojtje. Kjo e ka acaruar edhe më shumë autorin i cili më pas ka thyer derën e banesës duke e vrarë me thikë në sy të nënës dhe vajzës 18 vjeçare.