Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bëjë me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.
Në përgjigje të kërkesës sonë “Mbi lejimin e spektatorëve në finalen e Kupës së Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lejen e posaçme për praninë e 1 mijë tifozëve.
Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në rrugën e “Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30 si dhe online në biletarinë e FSHF.