U tentua të eliminohej, izolohet plotësisht Izet HAXHIA, ja çfarë pritet të...

U tentua të eliminohej, izolohet plotësisht Izet HAXHIA, ja çfarë pritet të ndodhë me ish-truprojën e Sali Berishës (MESAZHI I AVOKATIT TË TIJ)

442
0

Avokati i Izet Haxhisë deklaron se janë shtuar masat e kontrollit për të garantuar mbrojtjen e tij në qelinë e Burgut 302.

 

Idajet Beqiri bën me dije se ka kërkuar që klienti i tij të marrë statusit e ‘’personit të mbrojtur nga drejtësia’’. Në një mesazh të dhënë për mediat dhe publikun, Beqiri thekson se Haxhia do të vazhdojë të japë dëshmitë e tij ndaj ish-kreut të PD-së Sali Berisha në lidhje me disa ngjarje të kryera gjatë viteve 1991-1999, kohë për të cilën Haxhia shërbeu si truprojë e Berishës. Ai e akuzon ish-kryeministrin dhe ish-presidentin për organizimin dhe urdhërimin e kryerjes së disa akteve kriminale.

 

Në 9 tetor, Beqiri pretendon se është tentuar të eliminohet Izet Haxhia teksa makina që e transportonte këtë të fundit te Prokuroria e Krimeve të Rënda u godit nga një automjet tjetër.

 

Haxhia po mbahet në burg prej gati një viti në lidhje me vrasjen e ish-deputetit dhe themeluesit të PD-së Azem Hajdari në 12 shtator 1998.

 

Deklarata e Idajet Beqirit:

Izet Haxhiaj pritet të fitoi statusin e të mbrojturit të drejtësisë, ndërkohë që sot rifillojnë deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera nën nxitjen, frymëzimin dhe organizimin e Sali Berishës.

 

Pas incidentit të rënd të datës 9 tetor 2019 kundër Izet Haxhisë dhe fillimit të procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë ngjarje, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të këtij dëshmitari okular kundër Sali Berishës për krimet e kryera gjatë viteve 1991-1999, institucionet përkatëse, duke filluar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit dhe deri te Ministria e Drejtësisë, kanë marr një serë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij Eriona Paruca.

 

Janë marre masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj.

 

Në kushtet kur veç avokatit të tij, i vetmi person që po i qëndron pranë, që plotëson nevojat e tij dhe që ndihmon Izet Haxhinë është e fejuara e tij, Eriona Paruca, janë eleminuar plotësisht incidentet e qëllimshme kundër saj në raport me takimet dhe kontaktet me Izet Haxhinë si dhe janë marr me seriozitetin e duhur dhe po trajtohen ligjërisht të gjitha kërcënimet e rënda, fyerjet, poshtrimet dhe kanosjet për vrasje që i janë bërë asaj prej disa individëve konkret dhe anonim në faqet e facebook, në telefon etj.

 

Unë, si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor i Izet Haxhisë, si dhe vet Izet Haxhiaj, i kemi kërkuar prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që, për vet natyrën e deponimeve të Izet Haxhisë, për krimet e rënda që janë kryer dhe që po zbardhen prej tij, për subjektin kryesor, autorin e kryerjes së këtyre veprave me rrezikshmëri të lartë dhe pasoja të rënda për Shqipërinë, siç është ish Presidenti i Republikës Sali Berisha, për rrezikshmërinë potenciale që paraqet ai edhe aktualisht në zhdukjen e provave dhe të dëshmitarëve okularë, t’i jepet Izet Haxhisë Statusi i të mbrojturit të drejtësisë.

 

Të përgjegjshëm se një vendimarrje e tillë për t’i dhënë Izet Haxhisë Statusin e të mbrojturit nga drejtësia do kohën dhe procedurat e veta, ditën e premte që kaloi, pas takimit me oficerin e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në ambjentet e Burgut 302 në Tiranë, i deklaruam atij se Izet Haxhiaj do të vazhdoj rregullisht deponimet e tij, si më parë, pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke filluar nga dita e sotme dhe ditët në vijim.